Qeveria tajlandeze ka rënë dakord të transferojë në Shtetet e Bashkuara trafikantin rus të armëve Viktor But. But njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë.
But ka kundërshtuar dërgimin para drejtësisë amerikane që nga arrestimi i tij në vitin 2008. Kapja e trafikantit erdhi pas një operacioni të drejtuar nga SHBA-të. Rasti i Viktor Butit ka çuar në grindje diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit.