Ndërlidhjet

Vendet e eurozonës debatojnë krizën irlandeze



Ministrat e financave të vendeve të eurozonës diskutojnë sot krizën e borxhit irlandez dhe rrugët për ta bllokuar atë që të përhapet në vendet e tjera të BE-së.

Irlanda ka hedhur poshtë zërat se ka nevojë për një plan shpëtimi nga vendet evropiane. Analistët mendojnë se kundërshtimi irlandez lidhet me zgjedhjet e përgjithshme të 25 nëntorit, ku shumica aktuale do të përpiqet të ruajë qeverisjen.

Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde të mjaftueshme per të paguar të gjitha detyrimet deri në mesin e vitit 2011.
XS
SM
MD
LG