Ndërlidhjet

Kamerun uron princin Uilliam



Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun ka përgëzuar princin Uilliam për fejesën e tij me Kejt Midleton.

Ai ka thënë se kjo është një ditë e madhe për vendin si dhe për familjen mbretërore.

“Ky është një lajm tepër emocionues dhe jam i sigurt që i tërë vendi dëshiron që t’i uroj çiftit të ri dhe t’u dëshiroj atyre jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku”, ka thënë kryeministri Kamerun.

Fejesa e princit Uilliam u bë e ditur sot.

Ai do të martohet vitin e adhshëm, por nuk është bërë e ditur data e saktë e martesës.
XS
SM
MD
LG