Ndërlidhjet

Austria: E pasigurt pakoja e shpëtimit pë Greqinë



Austria mund të ndalojë së paguari pjesën e saj për paketën e shpëtimit të Greqisë.

Ministri i financave, Xhozef Proell tha se kësti i Austrisë për dhjetor prej 190 milionë eurosh do të paguhet vetëm nëse Greqia tregon se ka grumbulluar sasi të mjaftueshme të parave, që është zotuar se do t’i mbledhë përmes taksave.

Ai tha se në këto momente, ky cak nuk duket se është arritur.

Agjencia “Austria Press” e ka cituar Proellin të ketë thënë se “ ai do të komentojë në mënyrë kritike në lidhje me këtë çështje, në takimin e ministrave të financave të BE-së në Bruksel.

Nëse Austria ndalon pagesën e vendet tjera e pasojnë, pakoja e shpëtimit për Greqinë mund të dështojë.

Athina po i merr 150 miliardë dollarë nga kreditë e shpëtimit prej FMN-së dhe vendet tjera të eurozonës.
XS
SM
MD
LG