Ndërlidhjet

Vatikani përqafon teknologjinë 3D



Vatikani e ka prezantuar sot pajisjen e re mobile të vlefshme 4.5 milion euro, e cila në teknologjinë e rezolucionit të lartë (High Definition) do t'i xhirojë dhe transmetojë meshat, fjalimet e Papës dhe ngjarjet tjera në Vatikan.

Pajisja mund të sendërtohet edhe për produkcionin 3D, hap me të cilin selia e shenjtë përpiqet ta çojë përpara komunikimin e kreut të Kishës Katolike me besimtarët, në mënyrë që këtë institucion 2.000 vjeçar ta futë në shekullin XXI.
XS
SM
MD
LG