Ndërlidhjet

Ukrainë: Bizneset protestë kundër qeverisë



Mijëra pronarë biznesesh kanë protestuar sot në gjithë Ukrainën kundër një reforme kontradikte të taksave e cila është duke u shqyrtuar nga parlamenti.

Në protestën më të madhe anti-qeveritare, që nga zgjedhja e presidentit Viktor Janukoviq në muajin shkurt, 10 mijë protestues janë mbledhur para parlamentit në Kijev, ndërsa fillonte debati për reformën në fjalë.

Disa protestues bllokuan trafikun duke mbajtur pankartat me mbishkrimet “Stop terrorit të taksave” dhe “Turp për qeverinë e re”.

Protesta janë mbajtur edhe në qytete tjera të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG