Ndërlidhjet

Irlanda mohon se po kërkon ndihmën e BE-së



Kryeministri Brajan Kouen ka hedhur poshtë deklaratat e mediave ndërkombëtare, se Irlanda po kërkon apo i duhet ndihma e Bashkimit Evropian duke i quajtur ato si “keqinformime dhe të pasakta”.

Irlanda në vazhdimësi ka hedhur poshtë pohimet se po negocion një marëveshje për të marrë miliarda euro nga BE-ja.

Anëtarët tjerë të eurozonës i kanë kërkuar Irlandës që të pranojë ndihmën duke parë se investitorët po i frikësohen një borxhi irlandez.

Kouen theksoi se qeveria e Irlandës ka buxhet të plotë për vitin 2011 dhe nuk ka nevojë për pako shpëtimi.

Por, ai tha se zyrtarët irlandezë po flasin me partnerët evropianë për të parë se në çfarë forme mund të evitohet rreziku i tregjeve.
XS
SM
MD
LG