Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden tha se dështimi i Senatit për të mos miratuar menjëherë marrëveshjen e re me Rusinë për armatim bërthamor mund ta rrezikojë sigurinë kombëtare.
Bajden tha se pa miratimin e marrëveshjes së re START, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje t'a inspektojnë arsenalin bërthamor të Rusisë.
Komentet e tij u bënë pasi senatori Republikan Xhon Kajll tha se miratimi mund të mos konsiderohet të bëhet këtë vit.
Marrëveshja që u nënshkrua nga presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev në muajin prill në Pragë, e zëvendëson traktatin START që skadoi në dhjetor, 2009.
Marrëveshja do të ratifikohet nëse merr mbështetjen e dy të tretave nga 100 ulëset në Senat.