Ndërlidhjet

Talabani s'e nënshkruan urdhrin për ekzekutim të Tariq Azizit



Presidenti i Irakut Xhalal Talabani tha se ai nuk do të nënshkruajë urdhrin për ezkekutim për Tarik Azizin, ish zëvendësi i Sadam Hyseinit, i cili u dënua me vdekje muajin e kaluar.

Presidenti kurd, Talabani, i tha një televizioni francez se ai ndjen për Azizin, “sepse ai është një irak i krishterë dhe një person i vjetër mbi 70 vjet”.

Gjykata Supreme e Irakut e dënoi Azizin me vdekje në fund të tetorit për përndjekjen e partive islamike.

74 vjec dhe shëndetlig, Azizi ka qenë në burg që kur u dorëzua në prill të vitit 2003, një muaj pas invazionit amerikan në Irak.

Vatikani dhe Rusia i kanë kërkuar Irakut që të mos ezekutojë dënimin me vdekje për çështje humanitare.

Nuk është e qartë nëse kundërshtimi i Talabanit për të mos nënshkruar dënimin me vdekje do të evitojë ekzekutimin e Azizit.
XS
SM
MD
LG