Ndërlidhjet

Nis xhirimi në Bosnje i flimit të Zholit



Producenti i Angjelina Zholit tha se një nga asistentët e saj ka filluar të xhirojë skena për filmin e saj të parë më Sarajevë.

Edin Sharkiq tha se Zholi fillimisht ishte planifikuar të xhirojë skena nga filmi i ardhshëm- një rrëfim dashurie i kohës së luftës, që përfshin një viktimë të dhunuar- për 10 ditë në Bosnje.

Por, tash ekipi i saj do të xhirojë vetëm për 3-4 ditë. Vetë Zholi do të qëndrojë shkurt në Bosnje. Shumica e skenave të filmit do të xhirohen në Hungari.

Thashethëmat mbi temën e filmit kishin shkaktuar zemërim te shoqatat e grave të dhunuara gjatë luftës në Bosnje, të cilat kishin dëgjuar se në film flitet për një të dhunuar në një kamp përqendrimi, e cila bie në dashuri me të dhunuarin.

Thashethëmat dolën të rreme, por vunë hije mbi projektin.
XS
SM
MD
LG