Ndërlidhjet

Flet për sulmin gazetari rus



Një gazetar rus që ishte rrahur pothuaj për vdekje nga sulmues të panjohur ka folur për herë të parë për sulmin.

Hetuesit i thanë agjencisë së lajmeve Interfax, se Oleg Kashin ka thënë se sulmi ishte i lidhur me raportimin e tij për malin Khimski, në veri të Moskës, i cili pritej të shkatërrohej për t’i hapur rrugë shtrimit të një austrade në një projekt kundërthënës infrastrukturor.

Gazetari 30 vjeçar i së përditshmes Komersant, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Moskë më 6 nënto.

Kashinit ia thyen dy këmbët, nofullën dhe i shkaktuan lëndime të brendshme.

Mjekët e futën në komë artficiale nga e cila u zgjua javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG