Ndërlidhjet

Ren: S'ka vonesa të ndihmës për Greqinë



Komisioneri për ekonomi i Bashkimit Evropian, Oli Ren tha se nuk do të ketë vonim në pagesat e kësteve për pakon e shpëtimit të Greqisë.

Ministri i financave i Austrisë, Xhozef Proell, tha gjatë ditës se huadhënësit e eurozonës po prisnin misionin e BE-së dhe FMN-së që të vërtetonin masat e ndërmarra nga grekët para se japin ndihmën e re.

Por, në Athinë ministri grek i financave tha se ministrat e financave të BE-së do t’i japin dritën jeshile pagesës së tyre të rregullt, në takimin e ardhshëm të 7 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG