Ndërlidhjet

Gjykata civile liron nga shumë akuza të burgosurin nga Guantanamo



Një gjykatë civile në Nju Jork e ka shfajësuar nga shumica e akuzave të burgosurin nga Guantanamo, për lidhjet e tij me Al Kaidën në rastin e sulmeve në ambasadat amerikane në Keni dhe Tanzani në vitin 1998.

Në sulmet u vranë 224 njerëz, përfshirë 12 amerikanë.

Ahmad Halfan Gailani, 36 vjeç nga Tanzania, u shpall fajtor vetëm për atë se i ka komplotuar sulmet ndaj ambasadave amerikane. Gailani do të përballet me dënimin e detyrueshëm prej 20 vjet burg, e deri në burgim të përjetshëm.

Gailani u shfajësua nga akuzat për më shumë se 280 vrasje, tentim vrasje dhe akuza të konspiracionit.

Ai u kap në Pakistan në vitin 2004 dhe u transferua në Guantanamo në vitin 2006 ku u mbajt deri vjet.
XS
SM
MD
LG