Ndërlidhjet

Obama kërkon që START të ratifikohet shpejtë



Presidenti amerikan Barak Obama, i cili po kërkon ratifikimin e shpejtë nga ana e Senatit të traktatit të armëve me Rusinë, ka ftuar një numër të ish sekretarëve të mbrojtjes dhe të shtetit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama dëshiron që të argumentojë se pse është interes kombëtar, që Senati të miratojë shpejt marrëveshjen e re START.

Një nga senatorët kryesorë republikanë, Xhon Kajl tha këtë javë se duhet më tepër kohë para se çështja të çohet përpara.

Obama dëshiron që traktati START të ratifikohet para se shumica demokrate në Senat të reduktohet në 51 në muajin janar.

Traktatit i duhen 67 vota për t’u miratuar në senatin 100 anëtarësh.

Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti Xho Bajden do ta kryesojë takimin e sotëm, ndërsa Obama do t’i bashkohet atij më vonë.
XS
SM
MD
LG