Ndërlidhjet

Serbi: Byhler takon ushtarakët serbë



Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Erhard Byhler është takuar në Nish të Serbisë me shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë gjeneralin Miloje Miletiq, për të shkëmbyer informata lidhur me forëcn e sigurisë në të dy anët e Vijës Administrative Kufitare (VAK), ushtrimet e tyre dhe operacionet apo çështjet që i përkasin sigurisë në VAK.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i, thuhet Gjenerali Byhler e informoi gjeneralin Miletiq mbi gjendjen e tanishme të KFOR-it dhe planet për reduktimin dhe riorganizimin e njësive të KFOR-it.

Në komunikatë sqarohet se ky ishte një takim i nivelit të lartë të Komisionit të Përbashkët Implementues, takime këto që mbahen rregullisht ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve ushtarake Serbe në nivele të ndryshme që nga viti 1999, pas obligimeve të dala nga “Marrëveshja e Kumanovës.”

Në njoftim thuhet se të dy gjeneralët janë pajtuar se “disa aktivitete kriminale nga dy anët e kufirit, si kontrabanda, imigrimet ilegale apo prerja ilegale e pyjeve mund të rregullohen me bashkëpunim profesional të forcave të sigurisë së të dy anëve dhe patrullave të sikronizuara përgjatë VAK-së”.

Të dy gjeneralët shkëmbyen informata dhe mendime mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG