Ndërlidhjet

Medvedev- Ahmedinexhad, takim në mes të përçarjeve



Presidenti rus Dimitrij Medvedev i tha sot homologut të tij iranian Mahmud Ahmedinexhad se energjia bërthamore e Teheranit duhet të jetë për qëllime paqësore.

Ata u takuan në margjina të samitit të shteteve bregdetare kaspike në Azerbejxhan.

Takimi vjen në mes të përplasjeve aktuale mes Moskës dhe Teheranit, të cilat më herët kishin raporte të ngrohta.

Relacionet ruso-iraniane u përkeqësuan në shtator, kur Moska edhe zyrtarisht hoqi dorë nga planet për të furnizuar Teheranin me raketat me precizitet të lartë S-300.

Lidhjet po ashtu u tendosën mbi programin kontravers iranian bërthamor, ndërsa Rusia mbështeti një seri të sanksioneve të OKB-së kundër Republikës Islamike.

Ahmedinexhadi e ka akuzuar Rusinë se ka rënë nën ndikimin e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG