Ndërlidhjet

Jeremiq: Prishtina s'është e gatshme për dialog



Ministri serb i punëve jashtme, Vuk Jeremiq, ka thënë se Prishtina nuk është e gatshme për dialog me Beogradin, të paktën derisa nuk i përfundon zgjedhjet parlamentare.

Jeremiq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë ka qenë unike, kur ka thënë se nuk ka kushte për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Zgjedhjet nuk janë shpallur në bazë të në rezolutës 1244 që do të nënkuptonte shpalljen e tyre nga shefi i UNMIK-ut, gjë që ai nuk e ka bërë”, ka thënë Jeremiq.

Sipas Jeremiqit, bisedimet mund të fillojnë rreth çështjeve më pak të diskutueshme, siç është çështja e të pagjeturve apo çminimi i terriroitt reth vijës administrative.

”Në këtë mënyrë mund të krijohet atmosferë e mirë për bisedime serioze”, ka thënë Jeremiq.

Ai po ashtu ka thënë se bisedimet Prishtinë-Beograd do të mbahen nën ombrellën e OKB-së, nën ndërmjetësimin e EULEKS-it.
XS
SM
MD
LG