Presidenti amerikan Barak Obama tha se ratifikimi i traktatit të armave me Rusinë këtë vit është imperativ për sigurinë kombëtare.
Obama foli gjatë një takimi me këshilltarët kryesorë të tij dhe mbështetësit kryesorë të traktatit, përfshirë ish sekretarët e shtetit, Medllin Ollbrajt, Xhejms Bejker dhe Henri Kisinxher, si dhe ish sekretarët e mbrojtjes Uilliam Kohen dhe Uilliam Perri.
“Besoj se do të jemi në gjendje t’i marrim votat”, tha Obama.
Traktati i ri START do të zvogëlojë për një të tretën arsenalin e të dy palëve.