Kanë shpërthyer përleshjet në Port-o-Princ në mes të forcave të OKB-së dhe qindra haitianëve, të cilët hidhnin gurë mbi autoritetet.
Paqeruajtësit po fajësohen për shpërthimin e kolerës në kryeqytet.
Dy haitianë janë vrarë në trazira në një qytet verior të Haitit të hënën.
Burimet policore flasin edhe për një person të tretë të vrarë në trazirat e së mërkurës.
Ka pretendime se shpërthimi i kolerës zë fill në gropat septike në një bazë të paqeruajtësve nga Nepali të OKB-së, të vendosur në qendër të Haitit.