Ndërlidhjet

Fillon samiti i NATO-s në Lisbonë




Udhëheqësit e 28 vendeve të NATO-s sot e hapin samitin dy ditor në Lisbonë, i cili pritet të fokusohet në afatin e tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.

Raportohet se liderët e NATO-s do t'a mbështesin propozimin e presidentit afgan Hamid Karzai që forcat afgane t’i marrin përgjegjësitë e sigurisë.

Samiti gjithashtu pritet t’a bëjë publik “konceptin strategjik” të ri të NATO-s për dekadën e ardhshme, për përballje me sulmet kibernetike dhe terrorizmin.

Në takim pritet të diskutohet propozimi për mburojën raketore në Evropë, për t’u mbrojtur nga kërcënimet raketore të vendeve si Irani.

Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Në margjinat e samitit, presidenti amerikan Barak Obama do ta zhvillojë një takim sy më sy me presidentin e Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili.
XS
SM
MD
LG