Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka dhënë grantet e para të BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal (EURED) me të cilat adresohen zhvillimi ekonomik dhe pajtimi në Kosovë
Përkrahja e gjithëmbarshme për këto projekte është më shumë se 7 milion euro, ndërsa zbatimi i tyre do të bëhet nga komunat dhe organizatat joqeveritare.
Shumica e veprimeve janë të përqëndruara në zhvillimin e turizmit, përforcimin e agrobiznesit, përkrahjen për ndërmarrësi dhe krijimin e vendeve të punës.