Ndërlidhjet

Agjencitë humanitare kërkojnë mbrojtjen e civilëve afganë



Agjencitë humanitare ndërkombëtare dhe afgane u bënë thirrje vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre që të bëjnë më tepër për t'i mbrojtur civilët afganë, ndërsa forcat afgane fillojnë t'i marrin përsipër përgjegjësitë e sigurisë nga trupat e huaja.

Thirrja nga organizatat "Oxfam" dhe Komisioni i Pavarur afgan për të Drejtat e Njeriut u lëshua në prag të samitit të NATO-s në Lisbonë.

Agjencitë tërheqin vërejtjen se policia dhe njësitet e ushtrisë afgane mund të mos jenë të trainuar si duhet dhe mund të kenë zinxhir të dobët komandues, që mund të çojë në abuzimin e civilëve afganë.
XS
SM
MD
LG