Ndërlidhjet

Kina ekzekuton njeriun që shiti reliket perandorake



Kina e ka ekzekutuar sot një zyrtar lokal, i cili gjashtë vjet më parë u dënua për shkak se kishte shitur qindra relike perandorake të dinastisë Qing për afro 550 mijë dollarë.

Media shtetërore raportoi se Li Haitao dhe disa bashkëpunëtorë të tij i vodhën sendet, në kohën kur ai ishte përgjegjës i sigurisë në Vaibaimiao, apo Tetë Tempujt, në provincën veriore Hebei.

Të dënuarit iu refuzua apeli kundër dënimit me vdekje.

Po sot, ish shefi i agjencisë kryesore bërthamore kineze u dënua me burg të përjetshëm për shkak se kishte marrë mbi një milion dollarë rryshfet.

Kang Riksin, 57, mundej të dënohej edhe me vdekje për krimin e kryer, por mediat shtetërore thanë se dënimi iu ndryshua për shkak se kishte bashkëpunuar me hetuesit.
XS
SM
MD
LG