Ndërlidhjet

Sllovakia tërheq trupat nga KFOR-i



Kontingjenti i KFOR-it sllovak e ka përmbushur misionin e tij në Kosovë dhe ushtarët e fundit do të kthehen në Sllovaki këtë javë.

Trupat sllovake kanë shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it që nga shtatori i vitit 1999.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Bühler ka shprehur mirënjohje për "shërbimin e shkëlqyer dhe performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve sllovakë".

Më shumë se 2.000 ushtarë sllovakë e kanë mbështetur misionin e KFOR-it gjatë 11 viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG