Ndërlidhjet

SEEMO: Dënohet sulmi kundër gazetarit në Shqipëri


Organizata e Mediave të Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, e ka dënuar fuqishëm sulmin aktual kundër gazetarit Piro Nase në Gjirokastër të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të kësaj organizate, gazetari Nase, që e udhëheq degën rajonale të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë në Gjirokastër, ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga dy persona më 14 nëntor të këtij viti.

Këta persona e kishin goditur gazetarin në kokë.

SEEMO konsideron se ky sulm kundër gazetarit Nase, paraqet goditje ndaj lirisë së shtypit.
XS
SM
MD
LG