Ndërlidhjet

Namibi: Agjentët amerikanë dhe gjermanë e hetojnë rastin


Autoritetet e Namibisë thonë se qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe të Namibisë, nuk ishin të involvuara në një alarm, pasi një pako e prodhuar në SHBA, ishte futur në aeroplanin që fluturonte për në Munih të Gjermanisë, për t’i provuar kontrollet e sigurisë.

Inspektori i përgjithshëm i policisë, Sebastian Ndeitunga, tha se derisa ende nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës, “do të përcaktohet se kush e depozitoi atë”.

Ai, poashtu, konfirmoi se në pako nuk është gjetur eksploziv.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maizere, tha se ekspertët, që janë dërguar në aeroportin e kryeqytetit të Namibisë, për ta analizuar valigjen e dyshimtë, kanë përcaktuar se valigjja ishte imitim i bërë në Shtetet e Bashkuara, nga kompania që prodhon alarme dhe sisteme detektuese, për t’i provuar masat e sigurisë së aeroportit.

Agjentët amerikanë dhe gjermanë ende po zhvillojnë hetime.


Incidenti ndodhi një ditë, pasi Gjermania e ngriti nivelin e alarmit të sigurisë për shkak të shqetësimeve për sulme të mundshme terroriste të planifikuara për këtë muaj.
XS
SM
MD
LG