Ndërlidhjet

Bernanke: Nënvlerësimi i valutës – rrezikon ekonominë globale


Shefi i Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, i ka tërhequr vërejtjen Kinës, duke thënë se ajo dhe vendet e tjera në zhvillim, po e rrezikojnë ekonominë globale, duke i mbajtur valutat e tyre artificialisht të ulëta.

Këto komente ai i bëri sot gjatë fjalimit në një konferencë në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt të Gjermanisë.

“Nënvlerësimi i valutave nga vendet me tepricë, po e pengon harmonizimin ndërkombëtar dhe po krijon efekte zgjeruese, që nuk do të ekzistonin, nëse shkalla e këmbimit më mirë do t’i reflektonte bazat e tregut”, tha Ben Berrnanke, duke mos e përmendur Kinën.

Sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, valuta e nënvlerësuar kineze, juan, po i krijon Kinës një avantazh të pa arsyeshëm.
XS
SM
MD
LG