Ndërlidhjet

Lisbonë: Filloi samiti i NATO-s


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe aleatët e tij të NATO-s, e kanë hapur samitin e aleancës në Lisbonë të Portugalisë, që është i fokusuar në mënyrën se si të bëhet transferi i komandës së luftës në Afganistan, te qeveria në Kabul, deri në fund të vitit 2014.

Të 28 vendet anëtare të NATO-s, poashtu, po përpiqen t’i miratojnë qëllimet strategjike dhe të pajtohen për ndërtimin e mburojës anti-raketore mbi Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e këtij samiti:


“Do të jetë njëri ndër samitet më të rëndësishme në historinë e aleancës sonë. Pra, pres shumë që ky të jetë një samit i suksesshëm”, tha Adners Fog Rasmusen.

Liderët e aleancës veri-atlantike pritet që ta mbështesin propozimin e presidentit afgan, Hamid Karzai, që forcat e Afganistanit të synojnë ta marrin përgjegjësinë udhëheqëse për siguri në këtë vend aty kah fundi i viti 2014.

Afro 140 mijë trupat e jashtme, pritet që ta foillojnë tërheqjen nga Afganistani, gjatë vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG