Ndërlidhjet

NATO-ja e Rusia diskutojnë mburojën raketore



Udhëheqësit e NATO-s dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, po diskutojnë në Lisbonë planet për mburojën raketore, që synon të parandalojë rreziqet që vijnë nga rajone si Lindja e Mesme.

Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se ka ardhur koha që Rusia dhe Aleanca të modernizojnë raportet dhe të ndërtojnë një partneritet të vërtetë.

"Duke filuar nga sot do të fillojmë të punojmë rreth asaj se si do të jetë bashkëpunimi NATO-Rusi në fushën e mbrojtjes raketore. Ka shumë çështje që duhen adresuar, por më e rëndësishmja është se vendet e NATO-s dhe Rusia për herë të parë po diskutojnë bashkëpunimin për të mbrojtur territoret dhe popullsinë evropiane", tha Rasmusen.

Ende nuk është i qartë roli i Moskës. Të premten NATO-ja miratoi strategjinë 10 vjeçare që i hap rrugën veprimit të Aleancës jashtë kufijve të Evropës.
XS
SM
MD
LG