Ndërlidhjet

Kosovë: Në Rahovec filluan votimet për kryetar komune


Në orët e mëngjesit në Rahovec kanë filluar votimet për kryetar të kësaj komune.

Për këtë post sot garojnë kandidatët e pesë partive politike: Xhelal Canziba (PDK), Ibrahim Kryeziu (LDK), Smajl Latifi (AAK), Rexhep Oruçi (AKR) dhe Luljeta Kadiri (LDD).

Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në Rahovec pritet të votojnë më se 47 mijë votues, ndërsa për të parën herë të drejtë vote në këtë komunë kanë edhe afro 1200 zgjedhës të rinjë.

Janë hapur 34 qendra votimi me 71 vendvotime.

Në fshatin Hoçë e Madhe mendohet se në zgjedhje do të dalin edhe serbët lokalë, ndërsa, sipas KKZ-së, nga një qendër e votimit do të jetë e hapur për komunitetin serb dhe për atë rom, ashkali dhe egjiptian.
XS
SM
MD
LG