Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusia reagoi pozitivisht, por kërkon partneritet të plotë me NATO-n


Rusia ka reagur pozitivisht, por nuk e ka pranuar menjëherë një ofertë nga NATO-ja, për t’ju bashkuar zhvillimit të mburojës mbrojtëse raketore, që synon mbrojtjen e Evropës prej sulmeve nga shtetet siç është Irani.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, në fjalimin e tij në samitin NATO – Rusi, mbrëmë në Lisbonë, tha se Moska është e gatshme t’i involvoj teknikët rusë në planet zhvillimore të NATO-s, por ka refuzuar ta paraqes përkushtimin e plotë ndaj ofertës, duke thënë se Rusia ndoshta do të vendosë kundër bashkimit në këto përpjekje, nëse nuk ndjen se po trajtohet si partner i barabartë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka lavdëruar vendimin e Rusisë, që ta lansoj bashkëpunimin potencial për këtë projekt, duke thënë se “burimi i tensioneve të kaluara shndërrohet në burim të bashkëpunimit potencial kundër kërcënimit të përbashkët”.

Rusia i kishte kundërshtuar ashpër planet e ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush, për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, duke e përshkruar atë si kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
XS
SM
MD
LG