Ndërlidhjet

Bajden: Kongresi ta mbështesë angazhimin e SHBA-ve në Irak


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara ta mbështesë angazhimin e vazhdueshëm amerikan në Irak, duke argumentuar se ky vend ende ballafaqohet me sfida të mëdha në rrugën për siguri dhe prosperitet.

Në një artikull autorial në të përditshmen, Nju Jork Tajms, zoti Bajden shkruan se natyra e angazhimit amerikan në Irak po ndryshon nga roli ushtarak në atë civil.

Sipas zëvendës presidentit Bajden, megjithë situatën e vështirë ekonomike, kjo është arsyeja përse qeveria amerikane po kërkon nga Kongresi, t’i miratoj kërkesat buxhetore për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, përfshirë edhe praninë më të gjërë diplomatike, planin e modernizimit për forcat e sigurisë së Irakut dhe financimin e programit për zhvillimin policor.
XS
SM
MD
LG