Ndërlidhjet

Vatikan: Mirëpriten komentet e Papës për përdorim të kondomit


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndaljen e përhapjes së sëmundjes Sida, UNAIDS, i ka mirëpritur komentet e Papës Benedikti i 16, se është e pranueshme që në disa raste të përdoret kondomi për reduktim të rrezikut për infektim.

Drejtori ekzekutiv i UNAIDS-it, Michel Sidibe, tha në Gjenevë se fjalët e Papës janë “të rëndësishme dhe hap pozitiv përpara”.

Ai theksoi se kjo lëvizje tregon njohje se sjella e përgjegjshme seksuale dhe përdorimi i kondomit, “kanë role të rëndësishme” në parandalimin e HIV/AIDS-it.

Papa Benedikti i 16, në një libër të ri të bazuar në intervistat me gazetarët gjermanë, thotë se mund të ketë “raste individuale të arsyeshme” ku kondomët mund të përdoren si hap i parë i përgjegjësisë.

Deri tash, Vatikani e kishte ndaluar përdorimin e kondomit ose çfarëdo mase kontraceptive, edhe si pjesë e mbrojtjes kundër sëmundjeve të transmetueshme seksuale.
XS
SM
MD
LG