Ndërlidhjet

Topi falënderon Italinë për mbështetje për liberalizim vizash


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka falënderuar sot qeverinë italiane për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Këto komente zoti Topi i bëri në ditën e parë të vizitës së tij triditëshe në Itali.

“Jemi vërtetë shumë të kënaqur dhe me fat, sepse jemi pranë datës kur ne do të dalim dhe do të lëvizim pa pasur nevojë për vizë”, tha Bamir Topi.

Ai mëtutje ka theksuar se autoritetet në Shqipëri dhe shtetasit e saj janë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrimet, që rrjedhin nga vendimi për liberalizim të vizave.
XS
SM
MD
LG