Ndërlidhjet

NYT: Eksperti ka parë kapacitete të reja atomike të K. Veriore


Shkencëtar atomik amerikan, Zigfrid Heker, ka raportuar se ka parë kapacitet të ri dhe modern për pasurim të uraniumit gjatë vizitës në Korenë Veriore, duke i shtuar shqetësimet për programin sekret bërthamor të këtij vendi.

Ky informacion u paraqit derisa i dërguari kryesor i Shteteve të Bashkuara për Korenë Veriore, Stiven Bosuorth, ishte nisur sot për në Seul të Koresë Jugore, në kuadër të vizitës te fuqitë kryesore rajonale për bisedime, për të gjetur mënyrën e ripërtritjes së takimeve për çarmatosje me Korenë Veriore.

Shkencëtari Zigfrid Heker, nga laboratori atomik amerikan Los Alamos, që rregullisht i lejohet qasje në kapacitetet e fshehta atomike të Koresë Veriore, në të përditshmen Nju Jork Tajms, është cituar të ketë thënë se ishte i “habitur” nga ky central. Ai theksoi se zyrtarët e Koresë Veriore, i kishin thënë atij se 2 mijë centrifuga ishin në operacion aty.

Kjo e dhënë nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG