Ndërlidhjet

Gejts: Mosratifikimi i traktatit START do të ketë pasoja



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasoja nëse Senati nuk e ratifikon traktatin e ri për armatim bërthamor me Rusinë.

Gejts tha se nëse traktati dështon, atëherë Shtetet e Bashkuara do të dijnë më pak për programin bërthamor të Rusisë, sepse nuk do të mund t’i dërgojnë inspektorët atje.

Gejts poashtu tha se mund të rrezikohet dhe bashkëpunimi i Rusisë me SHBA mbi një varg çështjesh.
XS
SM
MD
LG