Ndërlidhjet

Rriten aksionet evropiane nga plani për Irlandën



Aksionet evropiane janë rritur sot ndërsa investitorët i kanë mirëpritur lajmet se Irlanda ka aplikuar formalisht për ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lajmet gjithashtu i kanë dhënë shtysë euros, e cila humbi nga vlera në ditët e fundit.

Vlera e përgjithshme e ndihmës nuk është përcaktuar, por kryeministri i Irlandës, Brajan Kouen tha se ajo do të jetë më pak se 100 miliardë euro.

Irlanda u gjet nën trysni të vazhdueshme që të pranojë ndihma nga partnerët e eurozonës, të cilët druajnë se problemet irlandeze mund të përhapen edhe në disa vende tjera të eurozonës.

Gjashtë muaj më parë, BE-ja dhe FMN-ja u desh ta ndihmojnë Greqinë me 110 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG