Ndërlidhjet

Vritan dy ushtarë të NATO-s në Afganistan



NATO tha se dy ushtarë të aleancës e kanë humbur jetën në një sulm me bombë në Afganistanin jugor.

Koalicioni ndërkombëtar tha se ushtarët u vranë sot, por nuk dha detaje tjera për incidentin, apo për përkatësinë kombëtare të ushtarëve.

Viktimat e fundit e kanë çuar në 45 numrin e ushtarëve të NATO-s të vrarë gjatë këtij muaji në konfliktin në Afganistan.
XS
SM
MD
LG