Ndërlidhjet

Nderohen gazetarët rusë dhe iranianë



Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork ka nderuar gazetarët nga Rusia dhe Irani për kurajon e treguar megjithë kërcënimet, keqtrajtimet dhe arrestimet.

Nadiria Isajeva, redaktore në javoren Çernovik në Dagestan të Rusisë dhe Mohamad Davari, redaktor i faqes së internetit Saham News janë nderuar këtë vit me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit.

Gazetari iranian Davari nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pasi aktualisht po vuan dënimin prej pesë vitesh burg.
XS
SM
MD
LG