Ndërlidhjet

Karzai përgënjeshton mediat e huaja



Presidenti afgan Hamid Karzai ka hedhur poshtë shkrimet e mediave amerikane se është takuar me një person që pretendon të jetë udhëheqësi kryesor taliban.

Nju Jork Tajms(New York Times) dhe Uashington Post (Washington Post) shkruajnë se një person që është paraqitur si Mullah Mansur, një nga drejtuesit e talibanëve, në fakt ishte shitës nga Pakistani.

Burimet e NATO-s dhe zyrtarë afganë thanë për Times se kanë takuar tre herë një person që hiqej si udhëheqës taliban. Të njëjtat burime pohuan se ai udhëtoi me një aeroplan të NATO-s për tu takuar në pallatin presidencial me Karzain.

Një diplomat perëndimor i cituar nga Times ka pohuar se personit që hiqej si drejtues taliban i janë dhënë shumë para për të marrë pjesë në bisedime.

Karzai në një konferencë për shtyp në Kabul tha se nuk duhet të pranonin propagandën e mediave të huaja.

XS
SM
MD
LG