Ndërlidhjet

Princi Uiliam martohet në 29 prill



Princi Uiliam, pretendenti i dytë me radhë për fronin britanik, dhe e fejuara e tij Kejt Midëllton do të martohen në 29 prill në kishën Uestminster.

Fejesa e tyre u shpall javën e kaluar.

Mbretërit dhe mbretëreshat britanike tradicionalisht martohen në Uestminster, kishën më vjetër në Londër, që është ndërtuar një mijë vjet më parë.

Pallati tha se familja mbretërore dhe ajo Midëllton do t’i mbulojnë shpenzimet e martesës.
XS
SM
MD
LG