Ndërlidhjet

Fyle: Serbia në BE përmes Hagës dhe Prishtinës



Bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës përbën detyrimin ndërkombëtar të Serbisë dhe bën pjesë në kriteret politike për hyrje në Bashkimin Europian, ka thënë Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle.

Fyle tha para vizitës në Beograd, se pas publikimit të raportit mbi bashkëpunim me Hagën është me rëndësi të madhe që Serbia të zhvillojë qasje konstruktive në raport me Kosovën, prandaj e inkurajon përkushtimin e saj për dialog me Prishtinën.

Mediat serbe raportojnë se pyetësori me 2.483 pyetje, është i ngjashëm me atë që kanë marrë Mali i Zi e Shqipëria, me ndryshim të disa pyetjeve specifike për Serbinë dhe situatën e saj.
XS
SM
MD
LG