Ndërlidhjet

Tetovë: Arrestohet për dosjet ish zyrtari i sigurimit, H. Musliu



Ish zyrtari i sigurimit në Maqedoni, Hisen Musliu është arrestuar mbrëmë në Tetovë, mbi bazën e dyshimeve për pjesëmarrje në fabrikimin e dosjeve për bashkëpunim me shërbimet sekrete.

Muajin e kaluar, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi e akuzoi Musliun se ai dhe i biri i tij Rexhep Musliu, janë autorë të katër dosjeve, për të cilat pretendohej se kanë lidhje me zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Musliu i pat mohuar akuzat duke pohuar se nuk ka lidhje me dosjet.

Ministria e Brendshme në Shkup e ka konfirmuar arrestimin e ish zyrtarit të sigurimit.
XS
SM
MD
LG