Ndërlidhjet

Seuli akuzon Korenë Veriore për shkelje të armëpushimit



Korea Jugore tha se Korea Veriore ka shkrepur dhjetra predha artilerie në një ujdhesë afër kufirit të diskutueshëm detar mes dy Koreve, nga të cilat u vranë dy ushtarë, ndërsa dhjetra civilë dhe ushtarë u plagosën.

Seuli tha se bombardimet nga veriu ishin “sulm i paramenduar” dhe shkelje e qartë e marrëveshjes së armëpushimit, që i dha fund Luftës së Koresë të viteve 1950-53.

Por Pheniani tha se Korea e Jugut hapi zjarr e para, duke e nxitur që të ndërmarrë reagim ushtarak.

Ky ishte ndër incidentet më të ashpra ndërkufitare ndërmjet dy Koreve që nga përfundimi i luftës.

SHBA e dënuan ashpër sulmin dhe konfirmuan se qëndrojnë fuqimisht përkrah Koresë së Jugut.

Rusia dhe Kina paralajmëruan të mos rriten tensionet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun e dënoi sulmin duke e quajtur si “njërin nga incidentet mët ë rënda që nga përfundimi i Luftës së Koresë”.

Ambasadori Mark Lajall Grant, kryesues i Këshillit të Sigurimit, tha se nuk do të ketë sot mbledhje për incidentin.
XS
SM
MD
LG