Ndërlidhjet

Nikoliq pro arrestimit të Mlladiqit


Kryetari i Partisë serbe të Progresit, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se është për përmbushjen e obligimeve të Serbisë ndaj Tribunalit të Hajgës, përkatësisht për arrestimin e Ratko Mlladiqit.

Ai ka thënë se arrestimin "nuk do ta bënte me dëshirë", por sipas tij duhet të përmbushen obligimet.

Tomilsav Nikoliq, deri vonë ka qenë një nga drejtuesit e Partisë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili po vazhdon të gjykohet në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera në vendet e ish Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG