Ndërlidhjet

OKB: Përhapja e HIV-it- frikësuese



Zyrtarët e lartë të OKB-së thanë se përhapja e HIV-it në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore është frikësuese.

OKB vlerëson se në vitin 2009, 1.4 milionë njerëz jetonin me virusin HIV në rajon- pothuajse trefishi i numrit të infektuar në vititn 2000, ndërsa pothuaj 90 për qind të rasteve të reja janë shfaqur në Federatën Ruse dhe në Ukrainë.

Zyrtari i UNAIDS, Mishel Sidibe u tha reporterëve në Vjenë se “ne jemi të frikësuar” nga ajo që po ndodh dhe kërkoi qasje më të madhe në programet preventive në rajon.
XS
SM
MD
LG