Ndërlidhjet

SHBA, OKB mirëpresin rezultatet e zgjedhjeve afgane



Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja mirëpritën rezultatet e zgjedhjeve afgane të 18
shtatorit, të vonuara me javë të tëra për shkak të hetimeve për keqpërdorime.

Zyrtarët afganë të zgjedhjeve publikuan rezultatet finale në 34 nga 35 zonat elektorale- duke thënë se edhe tre kandidatë të shpallur si fitues preliminarë, janë diskualifikuar për shkak të mashtrimeve.

Numri i të diskualifikuarve për këtë arsye ka arritur në 24.

Fazil Ahmed Manavi, kreu i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, tha se rezultatet finale po zvarriten për shkak të provincës së Gaznit.


“Për shkak të problemeve teknike, njëra provincë, Gazni, është ende në proces të numërimit. Për një ose dy ditë, maksimumi një javë, ne do të kompletojmë këtë proces dhe do të publikojmë rezultatet”, tha Manavi.

Autoritetet zgjedhore javën e kaluar shpallën të pavlefshme pothuaj një të katërtën e votave për shkak të mashtrimeve dhe parregullsive tjera.

Përfaqësuesi i OKB-së në Afganistan, Steffan de Mistura, tha se OKB-ja “mirëpret fuqishëm certifikimin e sotëm të rezultateve finale”.

Ambasada amerikane tha se Komisioi i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor i Ankesave ka “punuar për të avancuar një proces të besueshëm”.
XS
SM
MD
LG