Ndërlidhjet

KQZ: Në Rahovec LDK e AAK në balotazh



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, do të garojnë balotazh për kryetar të komunës së Rahovecit.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ku u publikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune të Rahovecit.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së ka fituar 27.65 të votave ai i AAK-së, 26.71 të votave; pastaj radhiten Xhelal Canziba PDK-së me 26,55 për qind të votave, Rexhep Oruçi nga AKR-ja me 16,54 për qind të votave dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja me 2.55 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG