Ndërlidhjet

Britani: Protesta kundër rritjes së tarifës shkollore



Mijëra studentë të kolegjeve dhe të universiteteve në tërë Britaninë kanë mbajtur marshe dhe janë ulur për të kundërshtuar rritjen e kostos së studimeve si dhe shkurtimet në universitete.

Ka pasur përleshje sporadike me policinë në qendër të Londrës, ku protestuesit marshuan nga sheshi Trafalgar drejt ndërtesës së parlamentit.

Dy policë janë lënduar, ndërsa po përpiqeshin të mbanin protestuesit nga kalimi i rrethojës së vendosur nga ta, ndërsa të paktën tre protestues janë ndaluar.

Protestat janë zhvilluar edhe në qytetet tjera të Britanisë, si në Kembrixh, Bristol, Liverpul, Shefild dhe Lids.
XS
SM
MD
LG