Ndërlidhjet

FER-i nuk do bëjë koalicione joparimore



Përfaqësues të partisë Fryma e Re kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me partitë e vjetra, që e kanë sjellë Kosovën në pikën zero. Ilir Deda, Puhije Demaku dhe Qëndrim Gashi nga FER-i i bënë komentet e tyre gjatë një debati me studentë në kolegjin universitar "Pjetër Budi".

"Partitë e vjetra e kanë varfëruar popullin dhe tani dëshirojnë që të mbeten në pushtet duke e shfrytëzuar këtë varfëri të popullit. Fryma e Re beson se investimi në krijimin e vendeve të punës, investimi në arsim cilësor është zgjidhja e cila do të shpie jo vetëm te zhvillimi ekonomik dhe ulja e varfërisë, por edhe te rritja e demokracisë”, ka thënë Gashi.

Deda nga ana e tij ka theksuar se FER-i nuk do të bëjë koalicione joparimore pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG